Ka diçka që bartja e ngjyrave intensive menjëherë sjell buzëqeshje në fytyrën tonë.
Tani për tani është koha ideale për të ngritur stilin tonë me ngjyra piktoreske dhe motive joshëse në një nivel krejt të ri.
Pranvera është perfekte për të provuar trendët e rinj, veçanërisht kur nuk jeni të detyruara të investoni në kombinime krejtësisht të reja veshjesh.
Ju tashmë mund ta shihni këtë lloj manikyri te influencuese të shumta, ndërkohë Carrie Mulligan në trilerin ‘Promising Young Woman’ gjithashtu e bart atë.
Për ta krijuar vetë këtë pamje, ju mjaftojnë vetëm pesë ngjyra të gëzueshme, kontraste. Nga rozë, bruz, jeshile në të verdhë diellore, të gjitha në njërën dorë.
Më poshtë ju sjellim disa nga të preferuarat tona për frymëzim, që të mund të frymëzoheni para manikyrit tuaj të radhës.