Shkuarja e kryeministrit Albin Kurti për të votuar në Shqipëri nxiti reagime të shumta.
Këtyre reagimeve ju ka përgjigjur këngëtarja Rona Nishliu.
Përmes një postimi në Facebook, ajo i lutet qeverisë shqiptare që urgjentisht t’i pajisë me pasaporta të gjithë shqiptarët e Kosovës që kanë dëshirë ta kenë atë.
Tutje ajo shton se nuk duhet të ishte diskutimi pse votuan, por pse ata nuk janë të mbrojtur dhe pjesë e OKB-së.
Postimi i plotë i Rona Nishliut:
“U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njëjtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën fytyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon”, ka shkruar ajo.