Justin Bieber së fundmi ka ngjallur reagime me ndryshimin e radhës që ka bërë.
Ai shpesh shihet duke bërë eksperimente me paraqitjen e tij, duke u pritur mirë nga ndjekësit e tij, shkruan Mirror.
27-vjeçari gjatë ditës së djeshme (e diel) ka ndarë disa imazhe interesante në rrjetin social Instagram.
Bieber shihej me një stil unik të veshjes, ndërsa më në pah i janë vënë flokët ‘dreadlocks’.
Një pjesë e madhe e njerëzve e kanë konsideruar këtë stil të këngëtarit si përvetësim kulturor, pasi në histori vetëm personat me ngjyrë posedojnë flokë të tilla.
Por, kjo nuk është hera e parë që ai e bën një veprim të tillë, pasi njëjtë u shfaq edhe në vitin 2016.