Deputeti nga radhët e PDK-së, Uran Ismajli ka folur në emër të grupit të tij parlamentar për debatin e thirrur nga kjo pari, në lidhje me situatën me pandeminë në vend, raporton IndeksOnline.
Ai kritikoi ashpër të tri qeveritë e fundit në vend, duke u nisur nga ajo Kurti I, Qeveria Hoti, si dhe qeveria e tanishme, Kurti II, duke thënë se vendi po përballet me kriz e qeveria po heshtet.
“Tri qeveri, rezultati mijëra të vdekur, dhjetëra mijëra të infektuar dhe shumë biznese të falimentuara. Fatkeqësisht edhe Qeveria Kurti dy, po vepron si qeveria Hoti, duke zgjedhur heshtjen.Kjo qeveri nuk është e re në përballje me pandeminë, tash janë bërë e sot i kanë bërë 152 ditë në pandemi, qeveria Kurti dy mungon në veprim në Kosovë”, tha Ismajli.
Ai tutje ka kritikuar qeverinë Kurti se gjatë kësaj periudhe e këtyre ditëve është merr me Shqipërinë dhe fushatën atje.
“Ajo që e pamë prej fillimit të kësaj qeverie, ishte se prioritet për të ishte Bojkeni, zgjedhjet në Shqipëri. Të largohesh nga pandemia, të bësh fushat në Shqipëri, është e turpshme dhe e pafalshme, e pafalshme është rivalizoni dhe pa falshme është mbjellja e farës së përçarjes. Ky debat ka për qëllim ta kthej qeverinë e Kosovës në Kosovë, vëmendjen saj në Kosovë”, theksoi Ismajli.