Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se ka nënshkruar 6 kontrata të mirëmbajtjes së ndriçimit për “çdo cep të komunës”.
Ai ka deklaruar se një gjë e tillë ka të bëj me rrjetin ekzistues në kryeqytet.
Postimi i plotë:
Më në fund, pas një procesi shumë të gjatë janë nënshkruar 6 kontratat e mirëmbajtjes së ndriçimit për çdo cep të komunës sonë. Kjo ka të bëjë me rrjetin ekzistues. Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar nga të gjithë ne.