Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka shkruar para seancës së Kuvendit ku pritet të diskutohet për pandeminë se qeveria sot nuk do të duhej të kishte asnjë prioritet tjetër pos kësaj çështje.
Tahiri në Facebook ka shkruar se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot duhet të shkojnë në seancë të Kuvendit.Ai i ka ftuar të dy që të shkojnë të ballafaqohen në Kuvend me deputetët.
Postimi i plotë:
Meqenëse pandemia është prioritet absolut për shkak rrezikut direkt që vjen me të, sot kryeministri Kurti dhe ministri i shëndetësisë Vitia, nuk do të duhej të kishin asnjë prioritet tjetër, para pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit. Megjithëse e kanë ditur tashmë, nëse paraprakisht nuk e kanë vënë në agjendë, i ftoj që këtë ta bëjnë tani, në mënyrë që të vijnë në Kuvend e të ballafaqohen me përgjegjësitë e tyre.