Vdes kryeinfermierja e Klinikës Infektive

Ka vdekur Nerxhivande Konushevci, kryeinfermiere  e Klinikës Infektive në QKUK.

Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi nga Oda e Infermierëve të Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se Konushevci ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Njoftimi i plotë:

Të dashur Infermierë, Mami dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërriuar jetë kryeinfermierja e repartit E të Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962).

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve.

Me pikëllim të thellë.