Nuk respektuan masat antiCOVID, dënohen mbi një mijë qytetarë

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, 18 prej tyre me lëndime kurse 25 tjerë vetëm me dëme materiale.

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 1 mijë e 278 tiketa për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, kurse 1 mijë e 9 tiketa tjera për personat që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Po ashtu, të enjten janë arrestuar edhe 17 persona ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre janë dërguar në vuajtje të dënimit.