Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi, tha se duan një planë për rimkembje ekonomike, të zbatueshëm duke shtuar se ekonomia e vendit do të ketë nevojë për mbështetje dhe gjatë viteve të ardhshme.
Ai gjatë takimit me anëtaret e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, duke folur për shumën prej 20 milionë euro që ka ndarë Qeveria e Kosovës të mërkurën për disa kategori tha se është vetëm një elementë i ndihmës së ekonomisë.
“Kjo është vetëm një element dhe ka shumë elemente që munden me pas ndikim, e sidomos ato që janë për dy tri vitet e ardhshme. Me uljen ekonomike që e kemi pas të gjitha projeksionet na qesin në këtë konstatim që edhe në vitet 2020-2023 ekonomia do të ketë sfida që lidhen me rikuperimin e pandemisë”, tha Rukiqi.
“Ne jemi të interesuar me pa një program të rimëkëmbjes ekonomike që është i zbatueshëm. Ne dhe vitin e ardhshëm ne duhet me pa masa për me e rikthyer trendin pozitiv”, tha Rukiqi.
Ai në këtë takim foli edhe për disa probleme të cilat lidhen me sektorin e ekonomisë, ku kërori rregullimin e tregut të naftës, energjisë etj.
“Ne tani nuk e kemi një Bord të Rregulltarit të Energjisë dhe Qeveria e ka shpallë konkursin dhe duhet ta sqarojmë funksionimin e tregut të energjisë. Nëse nuk rregullohet tregu i energjisë ne prapë vijmë në situatën e njëjtë dhe një pjesë tjetër që është më rëndësi është rregullimi i sektorit të naftës. Rregullimi i këtyre çështjeve mos të mbetet përgjegjësi vetëm e një ministri po të ndryshohet me ligj”, tha Rukiqi.
Kryesuesi i Komisionit Ferat Shala, tha se janë të mirëseardhura shqetësimet, derisa tha se janë duke pritur edhe raportin e Qeverisë.
“Janë të mirëseardhura shqetësimet tuaja që po i ngisni dhe ne jemi në pritje të planit qeveritar dhe në parim kemi hyrën në fazën më dinamike në këtë legjislaturë.
Deputetja Jeta Statovci ka shprehur gatishmërinë që të ketë bashkëpunim në trajtim të këtyre temave.
“Ne do të mundohemi që të gjitha këto në diskutimet tona ti inkorporojmë dhe të kemi një bashkëpunim më të afërt për trajtimin e këtyre temave”, tha ajo.