Adrian Berisha, drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar se është shpallur fituesi për projektin ideor të sallës koncertale ‘Gërmia’.
Më 12 mars të këtij viti, komuna shpalosi projekt-propozimet për Sallën Koncertale. Kurse, në bazë të asaj që ka vendosur juria profesionale, projektet janë vlerësuar si më poshtë:
Çmimin e I-rë shkon për projektin me titull “One Roof – Germia for Concert Hall” i autorit japonez të njohur botërisht, Kengo Kuma, i cili bashkëpunoi me disa studio arkitekturore për të ardhur deri te ky projekt;
Çmimi i II-të shkon për Shkelqim Osmani, Vizion Projekt, MA Studio dhe partnerët, si dhe;
Çmimi i III-të për projektin e Prof. Arber Sadiki, i cili bashkëpunoi me G+A Architects
Postimi i Berishës:
SALLA KONCERTALE GERMIA
Eshte shpallur fituesi per projektin ideor te salles koncertale Germia. Komuna e Prishtines – juria profesionale per konkurs projektimi, adaptimi i kompleksit ishte Germia per salle koncertale, vleresoi projektet si me poshte:
Çmimin e I-re shkon per projektin me titull “One Roof – Germia for Concert Hall” i autorit japonez te njohur boterisht, Kengo Kuma i cili bashkepunoi me disa studio arkitekturore per te ardh deri te ky projekt i mrekullueshem;
Çmimi i II-te shkon per Shkelqim Osmani, Vizion Projekt, MA Studio dhe parteneret, si dhe;
Çmimi i III-te per projektin e Prof. Arber Sadiki, i cili bashkepunoi me G+A Architects.
Ky eshte hap i radhes qe eshte ndermarre nga Komuna e Prishtines per jetesimin e sallen koncertale dhe ne bashkepunim nder-institucional ne do te vazhdojme angazhimin per hapat e ardhshem deri ne finalizimin e projektit te Salles Koncertale Germia.
Ky projekt eshte i domosdoshem per qytetaret e artistet e qytetit tone.
Ju faleminderit te gjitheve per bashkepunimin, vecanerisht studiove arkitekturore per punen shkelqyeshme ne propozimet e dorezuara.
Disa nga punet e arkitetit te mirenjohur japonez Kengo Kuma, mund ti gjeni ne linkun:
Gjithashtu, ne komente gjeni disa nga fotografite e projektit.