Policia nis hetimet pas grafiteve fyese të Adelina Graincës

Gjatë mbrëmjes së djeshme në pjesët e murit rrethues të shtëpisë ku banon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, disa persona të panjohur kanë shkruar grafite fyese.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar mbrëmë dhe se hetimet kanë filluar.

“Ferizaj 20.04.2021-21:55. Është raportuar se person-a të panjohur në disa lokacione kanë shkruar disa grafitë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.