Nga mbretërit tek miliarderët, Kim Kardashian i shpërthejnë ofertat nga burrat pas divorcit

Që pas ndarjes nga Kanye West, Kim Kardashian nuk po vuan aspak për të gjetur partner. Nga mbretërit tek miliarderët janë në rradhë për të. Mediat e huaja raportojnë se aktorë të famshëm, yje të sportit, anëtarë të familjeve mbretërore e miliarderë po përpiqen të komunikojnë me Kimin përmes miqve të saj dhe njerëzve që ajo punon.

Megjithatë raportohet se Kim, e cila është vetë miliardere, i ka lënë pa shqyrtuar rastet.

“Nuk po nxitohet për të kërcyer në diçka të re, por është mendjehapur”-tha një burim pranë yllit televiziv.

Kim po kërkon dikë me vlera familjare, dikë që do e mbështesë, argëtues, romantik dhe punëtor. Ajo ka vënë prioritet familjen dhe po i përkushtohet katër fëmijëve.