Hiqni dorë nga veshjet që janë shumë të vogla ose shumë të mëdha!
Nuk është gjithmonë e mundur që të mbajmë veten në formë të përkryer. Shumica e vajzave me siguri kanë qenë në një situatë ku iu është dashur të duken mirë në disa minuta, shkruan “IconStyle”.
Pra, iu është dashur të bëhen gati shpejt. Ne do t’ju tregojmë sot disa truke efektive që do t’ju ndihmojnë të dukeni sa më elegante menjëherë.
Zgjidhni këpucë të rehatshme
Për t’i bërë këmbët më të gjata dhe në mënyrë që trupi juaj të duket më elegant, duket të vishni këpucë të ngjashme me ngjyrën e lëkurës. Pra, bezhë, nudë, kafe apo cilado ngjyrë që është më afër tonalitetit të lëkurës suaj. Në këtë mënyrë ju do të dukeni më e gjatë. Nëse keni veshur pantallona apo fustan, zgjidhni këpucë të ngjashme më ngjyrën e veshjes. Ky mashtrim funksionon sepse vizualisht shton gjatësinë e këmbëve dhe ju do të dukeni disa centimetra më e gjatë.
Hiqni dorë nga veshjet që janë shumë të vogla ose shumë të mëdha
Mos blini gjëra me përmasa shumë të vogla ose shumë të mëdha. Rroba të tilla vetëm do të nxjerrin në pah të metat tuaja dhe do të shtoni vizualisht disa kile. Veshja duhet t’ju përshtatet dhe ajo duhet të nxjerrë në pah atë që ju dëshironi, ndërsa duhet të fshehë në të njëjtën kohë edhe ndonjë të metë.
Mbani gjithmonë shpinën drejt
Qëndrimi i mirë mund ta bëjë çdo grua të duket madhështore dhe gjithashtu e bën belin tuaj të duket më i hollë. Kjo është arsyeja pse kërrusja është një zakon i keq, jo vetëm sepse ju bën të dukeni më e shkurtër dhe më e shëndoshë, por edhe sepse mund të shkaktojë probleme shëndetësore. Për të shmangur këtë gjë, gjithmonë duhet të mbani shpinën drejt.
Mos theksoni problemet tuaja
Ndonjëherë, vajzat përpiqen të fshehin një zonë problemesh duke e mbuluar atë tepër. Kjo në të vërtetë rezulton në të kundërtën e efektit të dëshiruar pasi këto fusha thjesht përfundojnë duke tërhequr më shumë vëmendje. Në zonat problematike, ju nuk duhet t’i kushtoni shumë vëmendje, pasi i nxirrni ato më shumë në pah.