Katy nuk është më bjonde.
Këngëtarja e njohur Katy Perry, ka vendosur që pas një kohe të gjatë të bëjë një ndryshim të madh në dukje.
Ajo tash e sa vite ishte bjonde dhe në atë mënyrë u mësuan ta shohin edhe fansat, kurse tani mezi njihet.
Katy u shndërrua në zeshkane, duke ngjyrosur flokët të zeza, ndërsa mahniti të gjithë me paraqitjen e radhës publike.
Ylli i pop-it i realizoi fotografitë gjatë xhirimeve për talent-shoun “American Idol”, ku ajo është anëtare e jurisë.
Të shumta ishin komentet e fansave të saj, të cilët e pëlqyen ndryshimin e ri të këngëtares.
Ajo kishte veshur një fustan të zi, me gurë shumëngjyrësh, ndërsa dukej në formë të mirë dhe u komplimentua nga ndjekësit e shumtë.