Hyseni: Qeveria Kurti e la Kosovën në plan të dytë duke u marrë me Shqipërinë

Partia Socialdemokrate (PSD) po e konsideron si gënjeshtër të parë zotimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë gjatë fushatës zgjedhore se reciprociteti karshi Serbisë do të jetë çështje javësh. Ndërsa tash janë bërë një muaj prej formimit të qeverisë, e që ende për reciprocitet nuk ka vendosur ekzekutivi.

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni, në një intervistë për Ekonomia Online tha se Qeveria do të shkojë në dialog pa asnjë kusht, e që sipas tij kjo është heqje dore prej qëndrimeve të mëparshme.

“Sa i përket dialogut me Serbinë tash mundemi me thënë se jemi në ditën kur mund themi që kemi të bëjmë me gënjeshtrën e parë të Qeverisë ose mund të themi se jemi në ditën se ka kaluar afati i asaj që qeveria vetë e ka premtuar në fushatën zgjedhore dhe nëse e mbani mend vetë Kurti ka thënë se çështja e reciprocitetit është çështje javësh dhe jo muajsh sot ka kaluar një muaj prej se është formuar Qeveria dhe nuk kemi. Qeveria ka me shkuar në dialog pa asnjë kusht që është heqje dorë prej qëndrimeve të mëparshme”.

Hyseni ka pasur kritika të vazhdueshme për Qeverinë sa i përket menaxhimit të situatës me Coronavirus në vend. Ai tha se është treguar mungesë e konsideratës njerëzore ndaj popullit, kur në momentin kur ka pasur shtrëngim të masave pjesëtarë të qeverisë janë parë në Shqipëri duke bërë fushatë, e që sipas tij Qeveria e ka lënë Kosovën në plan të dytë.

“Menaxhimi i situatës me pandeminë prej qeverisë aktuale ka shpërfaq shumë papërgjegjësi edhe në politika tërësish të gabuara dhe nëse e shohim mënyrën se si janë vendour masat dhe si u hoqën pastaj kjo tregon se masat kanë qenë pa një lloj lidhjeje me objektin e çështjes dhe pastaj mënyra se si u hoqën masat dhe arsyeja e heqjes së masave lidhet me marrëdhënien me opinionin publik, pra Qeveria aktuale më shumë ka folur karshi disponimit të qytetarëve sesa gjendjes reale të shëndetit publik. Për këtë gjendje dhe rritje të numrit të infektuarve ka një lidhje kauzale me fushatën zgjedhore, shtoja kësaj pastaj që këta kanë treguar mungesë totale të konsideratës njerëzore të momentin kur janë vendosur masat e rrepëta dhe i kemi parë të angazhuar në Shqipëri, këta e kanë lënë Kosovën në plan të dytë”.

“…ne nuk jemi të çuditur për mënyrën se si janë sjellë këta karshi medieve kur ata shpërfaqën papërgjegjësi dhe shtyrje të lidhjes së kontratave dhe ne prej fillimit kemi thënë se një prej problemeve që ka me pasur Kosova që vjen si derivatë i një lloj ideologji që prodhon autoritarizëm dhe një prej problemeve që kemi me pasur edhe liria e shprehjes”, tha ai për EO.

Hyseni ka folur edhe për koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme që Qeveria miratoi javën që shkojë, e që sipas tij kjo është simptomë e devijimit.

“Kjo i tregon shenjat e para se çka prodhon një ideologji që është vetë kombinim që hala nuk e dimë taman se cilat kanë me qenë shpërfaqjet konkrete të kësaj amallgame ideologjike që është në njërën anë bolshevizëm por pa kontekst historik dhe në anën tjetër një lloj popullizmi që është prezent tërë kohën”.

“Ne kemi thënë edhe më herët se kur lufta anti-korrupsion bëhet kauza kryesore prej planit ideologjik kjo veç është simptom për një llojë devijimi të caktuar dhe lufta anti-korrupsion është mënyrë vetëm si mos me fol për ekonomi. Kur e analizojmë vetë koncept dokumentin se e kemi parë dhe e kemi lexuar këtu vërehen disa gjëra së pari Qeveria përmes atij koncept dokumenti planifikon që Agjenicsë së re e cila ka me gjërmua pasurinë e zyrtarëve publik por edhe qytetarëve në një far mënyrë po merr ingerenca që janë anti-kushtetuse, ku thuhet që kjo Agjenci duhet me monitoru stilin e jetesës së zyrtarëve publik dhe me marr informata”.