Kourtney ka ndarë fotografi të reja nga festa e ditëlindjes.
Kourtney Kardashian ka pak muaj që ka zyrtarizuar lidhjen me Travis Baker, me të cilin tashmë është e pandarë kudo.
Ylli televiziv, tri ditë më parë festoi ditëlindjen teksa mbushi plot 42 vjet jetë dhe festoi pranë më të dashurve të saj.
Kjo ditëlindje e gjeti Kourtneyn pranë të dashurit të ri, i cili e befasoi atë në mënyrën më të mirë.
Ajo ka publikuar fotografi të shumta, në të cilat tregon buqetat e mëdha me trëndafila që i kishte marrë dhuratë nga partneri.
Nuk munguan miqtë, ëmbëlsirat, mesazhet e dhurata të shumta në këtë ditë të veçantë për Kourtneyn.
Ndryshe, ajo kishte zgjedhur që të festonte në oborrin e rezidencës së saj, ndërsa brenda ishte dekoruar me trëndafila të bardhë.