Bekim Jashari konfirmon kandidaturën edhe për një mandat në krye të Skenderajt

Kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, ka konfirmuar se do të garojë edhe për një madat për kryetar të kësaj komune.

Jashari, ka theksuar se zgjedhja e tij, është në dorën e qytetarëve.

“Bekim Jashari do të garojë prap, a do të kem edhe një mandat është në dorën e qytetarëve”, tha ai në Kanal 10.

Bekim Jashari do ta ketë një kundërkandidat të fortë, Sami Lushtakun.

Ky i fundit ka deklaruar më parë për mediat se do të jetë kandidat i PDK-së për zgjdhjet lokale që mbahen në tetor.