Agnelli konfirmon që Superliga Evropiane nuk vazhdon pa klubet angleze

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka njoftuar se pas largimit të klubeve angleze nuk ka mundësi të vazhdohet Superliga Evropiane.

Agnelli që është zëvendëspresident i Superligës Evropiane konfirmoi se Superliga nuk do zhvillohet.

“Për të qenë i sinqertë jo, padyshim që nuk është kështu”, u shpreh ai.

Dje pas një mbledhje mes 12 gjigantëve evropianë, klubet angleze vendosen të largohen dhe rrugën e tyre e ndoqi edhe Inter.

Tani, mesa duket gjithçka ka marrë fund lidhur me Superligën Evropiane dhe mbetet të shihet në vitet në vijim nëse do realizohet ndonjëherë ky projekt.