Kur koleksionet e mëparshme të shtëpive të modës sugjeruan që njerëzit të miksonin 2 printe nëpër kombinimet e tyre, Rihanna nuk mbajti shënime si ne të tjerët, sepse ajo bën çfarë të dojë dhe si të dojë: Si për shembull, vesh më shumë se dy printe në një veshje të vetme (dhe sërish duket yll).
Gjatë fundjavës, themeluesja e Fenty-t u pa teksa dilte nga restoranti Giorgio Baldi, Santa Monica, Kaliforni. Në kokë, RiRi mbante të vendosur një kapele-kovë (bucket hat) me print zebre. Poshtë palltos së hollë vihet re një bluzë me vija dhe printin karakteristik që bashkon ngjyrat.
Po i njëjti print (tie-dye – një metodë e krijimit të formave të ndryshme nëpër copa) duket edhe te palltoja, që kombinohet me ngjyrën e pantallonave të gjera. Aksesorët, sidomos syzet në nuancat e jeshiles, kompletojnë look-un.
Kuadrate dhe vija? Florale dhe kafshë? Thuajini po miksimeve më të çuditshme të printeve, shkruan Anabel.