Presioni i qeverisë Kurti ndaj mediave në Kosovë ka marrë edhe jehonë ndërkombëtare. Gazeta e njohur austriake, “Der Standard” në një raportim të saj ka përmendur kërcënimet e zyrtarëve të qeverisë ndaj mediave në Kosovë. Madje ka thënë se Transmetuesi Publik rrezikon të mbyllet.
Rasti i fundjavës që shkoi ku forca policore u paraqitën në zyret e “Insajderit”, shkaku i një raportimi që kjo gazetë online kishte bërë për çështjen e kontratës së vaksinave të Pfizerit, ka kapur syrin e mediave ndërkombëtare.
Gazeta e njohur “Der Standard” në raportimin e saj ka përmendur faktin se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një konference për media kishte ftuar prokuorinë që të merret me atë që kishin raportuar mediat.
Gazeta ka përmendur edhe privatimizimin e ndërtetës së ish-RTP-së, ku aktualisht gjendet RTK, duke aluduar se AKP mund ta privatizojë këtë objekt dhe se punëtorët kanë paralajmëruar protesta nëse një gjë e tillë ndodhë.
“Kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që të fillojë sa më shpejt procedurat për miratimin e Ligjit të RTK-së. Ne i propozojmë Kuvendit që objektin ku gjendet Radio Kosova t’ia kaloj në pronësi RTK-së dhe që bashkë me Qeverinë t’i ndihmojnë RTK-së me buxhet shtesë për rinovimin e saj”, thuhej në reagimin e SPERTK-së.
Gazeta thekson se në qeverinë Kurti është rritur presioni ndaj mediave. Ajo nënvizon faktin se ligjërisht, dokumentet që shfaqeshin nga Vitia si konfidenmciale, janë të arritshme për gazetarët. Në këtë kontekst, në lidhje me këto dokumente gazeta përmend se Vitia ka ftuar Prokurorinë që të hetohet personi i cili i ka nxjerrë ato.
Gjithashtu, “Der Standard” nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se gjatë fushatës elektorale në Kosovë, presioni i VV-së ndaj transmetuesit publik kishte arritur kulminacionin e tij.
Në raportimin e saj, gazeta prestigjoze nuk lë pa përmendur edhe atakimin e rëndë të përfaqësuesit të VV-së në KQZ-së, Sami Kurteshi ndaj mediave.
Ky i fundit, të shtunën në një postim në Facebook nuk la gjë pa thënë për mediat, duke i sulmuar e fyer në formën më të rëndë.