Joe Biden: SHBA do të ndihmojë Kosovën në sigurimin e vaksinave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar sot një letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Përpos urimit që Osmani mori nga Biden, presidenti amerikan shkroi edhe për një mori çështjesh të tjera që preokupojnë shtetin e Kosovës.

Biden ka theksuar se do të punojë me presidenten Osmani në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen ekonomike nga pasojat e pandemisë COVDI-19, zhvillimin ekonomik dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike.

Poashtu Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Osmanit që SHBA-të të ndihmojnë në sigurimin e vaksinave.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA do të punojë me partnerët për shpërndarjen e e tyre, si dhe ekipi i tij do të jetë në kontakt me presidenten Osmani për realizimin e këtij synimi.

“Më tej në letër, Presidenti Biden ka theksuar se do të punojë me Presidenten Osmani në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike. Presidenti Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Presidentes Osmani që SHBA-të të ndihmojnë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me Presidenten Osmani për realizimin e synimit të tillë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe edhe pse situata e përballjes me virusin COVID-19 është mjaftë e rëndë, Kosova vazhdon të jetë një ndër vendet që ka vaksinuar më së paku qytetarë.

Deri më tani Kosova ka arritur të sigurojë numër të vogël të vaksinave vetëm nga lloji ‘AstraZeneca’.

Derisa shumë vende të tjera kanë vaksinuar thuajse shumicën e popullsisë, në Kosovë vazhdon ende diskutimi se kur mund të arrijnë edhe disa doza të vaksinave antiCOVID.