“More is more” ishte rregulli i artë për vetulla sa më të bukura dhe sa më në trend. Moda i donte vetullat e trasha, të dendura dhe të mirëformuara.
Sidoqoftë, duke kaluar një vit në shtëpi, larg qendrave estetike dhe pa ndonjë nevojë reale për rregullimin e tyre, moda ndryshoi standardet e bukurisë për vetullat.
Harroni ato që dinit deri sot.
Tani vetullat duhet të duken sa më natyrale me trashësinë e tyre natyrale.
Në fakt, vetullat tani duhet të kenë ngjyrë të hapur dhe jo të theksuar.
Po, ju po e lexoni shumë mirë, epoka post-covid19 për vetullat, i dëshiron ato pa ngjyra të theksuara dhe me tonalitete të sfumuara në ngjyrën tonë të lëkurës. Kjo do të thotë që ju mund të duhet të ndaloni së theksuari ato.
Sigurisht, nuk do të ndaloni t’i mbushni lehtë dhe të përsosni formën e tyre.
Por duhet të filloni të ndiqni vijën e tyre natyrale.
Ngjyra e tyre nuk duhet të jetë e theksuar. Kështu që nëse dëshironi, mund t’i lyeni për të hapur pak ngjyrën, është gati një domosdoshmëri këtë vit, pavarësisht nëse jeni bjonde apo brune.
Hapja e ngjyrës të errët të vetullave krijon një rezultat më të butë dhe për ta arritur këtë nuk duam që ju të filloni eksperimente me bojëra dhe dekolorim.
Kjo mund të bëhet vetëm nga ekspertët. Ajo që duhet të bëni është të zgjidhni produkte me tone më të buta dhe të investoni në një bojë për vetulla me nuancë më të çelët se ajo që keni.
Kështu që lini mënjanë lapsat e errët, mos u përpiqni të trashni vetullat në mënyrë artificiale ose të ndryshoni formën e tyre.
Natyraliteti është ajo që moda kërkon për vetullat këtë vit dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur për këtë…