Lidhja e Arsimit dhe Anës mori fund brenda shumë pak javësh. Nuk kaloi shumë kohë nga momenti që ata të dy bënë publike lidhjen e tyre derisa vendosën të ndanin përfundimisht rrugët. Lajmi i ndarjes së tyre u konfirmua edhe nga “Prive” përmes disa burimeve pranë dyshes. Thuhet se shkak për ndarjen e tyre është bërë një debat që dyshja kanë pasur me njëri-tjetrin në distancë. Pasi përcolli Arsimin në aeroport për në Zvicër, Ana duket se ka përcjellë edhe lidhjen me ish-konkurretin e “Për’puthen”.
Këto kohë që dhe ndarja është bërë publike nuk kanë munguar as thumbat në distancë mes dy ish të dashuruarve. Si fillim ishte Ana ajo që publikoi në Instagram disa foto të saj dhe përkrah tyre shkroi: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?!”.