Vdes një person në Malishevë, dyshohet se vrau veten me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është sjell në QKMF në Malishevë pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Dyshohet se viktima ka qëlluar veten me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit TT me tre fishek dhe një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.