Komuna e Shtimes ka njoftuar se sot në një mbledhje të Komitetit për Politikë dhe Financa, përveç tjerash, ka diskutuar për caktimin e lokacionin për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit.
Sipas njoftimit të komunës, në këtë mbledhje nën drejtimin e kryesueses së Kuvendit të Komunës së Shtimes, Medina Brahaj shqyrtuar për miratimin përfundimtar për dhënien në shfrytëzim për 99 vite, pjesën e parcelës nr. P-72809029-00230-0 me sipërfaqe prej 35231m2, në Zonën Kadastrale Dugë te vendi i quajtur “Kodra e Mustabashit”, dhe parcelën me nr. P-72809029-00251-0 me sipërfaqe prej 3859m2, në Zonën Kadastrale Dugë te vendi i quajtur “Ahishte për mbi ship”;
“ Po ashtu është shqyrtuar propozim-vendimi për këmbim të pronës së paluajtshme komunale, sipas vendimit të Kuvendit Npi-01/272, të datës 24. 11. 2020. Propozim-vendimi për shpalljen me interes publik të ngastrave kadastrale Rancë, Rrugë, Nr. 372/0,373/0, pronë e Salih Halilit dhe Shaban Halilit – Rancë, propozim-vendimi për ndryshim të destinimit të shkollës dhe oborrit të shkollës në Llanishtë. Ndërkaq, pika e fundit për këtë mbledhje ishte Informatë e përgjithshme nga Drejtoria e Inovacionit, mirëpo me shumicë të votave kjo pikë është larguar nga rendi i ditës”, thuhet në njoftim.