Zelanda e Re gati drejt arritjes së qëllimit që t’i japë fund pirjes së cigareve

Shteti i Zelandës së Re ka njoftuar se do të marrë një varg propozimesh që kanë për qëllim ta bëjnë të paligjshëm duhan-pirjen për gjeneratën e ardhshme dhe duke e çuar vendin më afër qëllimit, e që është të jetë krejtësisht vend pa duhan deri më 2025.

Planet përfshijnë rritjen graduale të moshës kur lejohet duhan-pirja, që mund të zgjerojë ndalesën e shitjes së cigareve dhe produkteve të duhanit te secili që është i lindur pas vitit 2004, duke e bërë duhanin ilegal për atë gjeneratë.

Po ashtu nën konsideratë ishte një reduktim domethënës i nivelit të nikotinës i lejuar në produktet e duhanit, filterat ndalues, vendosja e një çmimi minimal për duhan, dhe kufizimi i lokacioneve ku duhani dhe cigaret mund të shiten, shkruan The Guardian.

“Rreth 4 mijë e 500 qytetarë nga Zelanda e Re vdesin çdo vit shkaku i duhanit, dhe na duhet të bëjmë progres të përshpejtuar për ta arritur qëllimin [të jemi vend pa duhan deri më 2025].” – tha ajo.

Propozimet u mirëpritën nga një numër organizatash të shëndetit publik.