Gërxhaliu porosi institucioneve: Sigurojeni vaksinë, vendi të dal nga “vrima e zezë”

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në një intervistë tha se mbetet shqetësues fakti që po flitet vetëm për mbyllje si masë parandaluese për shpërndarjen e Covid-19.

Ai mbylljen prej 12 ditësh po e konsideron të panevojshme duke shtuar se i është bërë dëm i madh sektorit privat.

Por Gërxhaliu thotë se ekzekutivi duhet ta ketë prioritet mbi prioritete sigurimin e vaksinës anti-Covid, dhe lirimin e masave.

Sipas tij, është koha që vendi të dal nga vrima e zezë dhe mos të flitet më për mbyllje.

“Unë besoj që të gjithë jemi dëshmitarë të realitetetit që prioritet i prioriteteve i institucioneve aktuale duhet të jetë vaksinimi dhe nuk ka alternativë tjetër sepse vetëm përmes vaksinimit mund të jemi të sigurt, dhe besoj që orientim parimor duhet të jetë sigurimi i vaksinave”.

“Ajo çka është me esenciale se mbyllja e këtyre ditëve  të fundit duhet të analizohet në disa dimensione dhe në aspektin ekonomik besoj se ka qenë e pa kotenstuar një dëm që ju ka bërë sektorit privat dhe qytetarëve, në aspektin politik zgjoi një debat mes pozitës dhe opozitës, dhe e qiti në pah një mungesë të koordinimit të partneritetit publiko-privat mirëpo në aspektin emocional besoj se është ndjenjë e veçantë te qytetarët se ta kemi edhe presionin psikologjik të mbylljes nuk është diçka që i bënë nderë institucioneve”.

“Dua të besoj se Qeveria duhet të lirojë sektorin privat sa më shpejtë dhe në të njëjtën kohë që të punojë me një intensitet të shtuar në sigurimin e vaksinave pa marr parasysh nga kush sepse është koha të dalim nga vrima e zezë, më shqetësues është se flitet vetëm për mbyllje”.

Mes tjerash Gërxhaliu thotë se Qeveria duhet të mendojë për një pako të re të rimëkëmbjes, dhe jo të ketë mbështetje selektive.

“Është koha kur duhet të mendohet një qasje më ndryshe sa i përket një pakoje të re për rimëkëmbje, dhe nuk duhet të ketë mbështetje selektive por duhet të ketë edhe një qasje gjithëpërfshirëse”.

“Humbjet janë të mëdha dhe kur mungon dora e shtetit për të mbështetur, vërtet në aspektin kohor nëse vendeve të rajonit ju duhet dy apo tri vite për rimëkëmbje, Kosova do ta ketë dyfishin të nevojshëm, pra është koha që për ekonominë të bëhet më tepër dhe jo ekonomia të përdoret si eksperiment për të testuar durimin”.

Sipas tij, ekzistojnë të gjitha arsyet që vendi të shkojë drejt hapjes dhe vaksinimit, raporton EO.

“Janë 99% arsye për të hapur se sa për ta mbyllur dhe në këtë drejtim duhet të jetë dialogu dhe duhet të ketë dialog për të dalë nga situata dhe për të gjet zgjidhje dhe jo hajde të dialogojmë dhe të vendosim si them unë, besoj që të gjitha argumentet janë drejt hapjes dhe të gjitha argumentet janë drejt vaksinimit”.