28 vjeçari që u gjet i vdekur në stacionin e trenit në Fushë Kosovë është nga Komorani, Lladrovci i shpreh ngushëllime familjes

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllime familjes Tahiraj me rastin e vdekjes së 28-vjeçarit nga Komorani, Albesian Tahiraj.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e të riut, Albesian Tahiraj. Në emrin tim dhe të komunës së Drenasit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiraj, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur”, ka thënë mes të tjerash kryetari Lladrovci.

Ndryshe sot, policia ka bërë të ditur për Telegrafin se një person me inicialet A.T, është gjetur i vdekur në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë.

“Sot rreth orës 01:00, në stacionin policor të Fushë Kosovës është hap një rast vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:30, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë.
Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, tha zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

I ndjeri Albesian Tahiraj