​818 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme rajonale, janë duke u trajtuar 818 pacientë.

Sipas raportit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, 675 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2.

“43 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 644 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë. Në QKUK janë të shtrirë 324 pacientë: 275, të konfirmuar me Sars Cov-2, 21 në gjendje të rënduar, 269 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit në Klinikën Infektive janë 111 pacientë.

“Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 63 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 42 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 19 pacientë + 4 në intensiven e Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 481 pacientë: 494- të konfirmuar pozitivë, 22- në gjendje të rënduar shëndetësore, 375- me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 109 pacientë, Spitali i Gjakovës, 70 pacientë, Spitali i Pejës, 103 pacientë, Spitali i Gjilanit, 82 pacientë, Spitali i Ferizajt, 63 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 20 pacientë”, thuhet në njofitm.