Bebe komenton të pasmet në foton e zënë nga paparacët.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, njihet si person që nuk ka shumë komplekse për gjëra të ndryshme.
Ajo së fundi ka postuar një imazh, në të cilin paparacët e kishin fotografuar me flokë të çrregulluara, pa grim e me veshje të thjesht.
“Dreq, të pasmet e mia janë shumë të mëdha. Më pëlqejnë”, ka shkruar ajo”.
Fakti që Bebe nuk e ka problem peshën e tregon edhe veprimi i saj para disa ditësh, ku filmoi trupin nga afër në bikini e pa filtra, teksa tregoi se ka shtuar pak peshë.
Bebe Rexha pritet që pas këngës “Sacrifice” të kthehet me projekte të reja, ngase po përgatit një album muzikor.