Moti gjatë kësaj kohe nuk ka qenë fiks aq i ngrohtë sa e prisnim. Mëngjeset dhe mbrëmjet mbeten të ftohta dhe për më tepër, as shiu nuk po e përmirëson situatën. Çfarë bëhet kur prilli është i tillë? Përzgjidhen ca kombinime ideale për mot të ndryshueshëm. Më poshtë gjeni 7 ide, që me siguri do t’i krijoni sipas veshjeve dhe stilit tuaj.
1. Bluzë-fustan + këpucët të sheshta
2. Kostumi “pizhama” + sandalet
3. Fund + bluzë oversized + xhaketë
4. Gjithçka xhins + kombinim i aksesorëve me këpucët
5. Jumpsuit + aksesorë për ta bërë veshjen më të plotë
6. Fustan treçereksh (midi) + atlete
7. Bluza të hollë “me thurje” + vathë që bien në sy