Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar Qendrën e Mbajtjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku është pritur nga udhëheqësi i kësaj Qendre Selman Nimanaj, i cili e njoftoi ministrin në përgjithësi për punën dhe aktivitetet me personat që mbahen në Qendrën e Mbajtjes së MPB-së.
Me këtë rast ministri Sveçla u njoftua nga afër lidhur me kushtet dhe sfidat me të cilat përballet kjo Qendër si dhe theksoi përkushtimin e tij për krijimin e kushteve sa më të mira të personave që mbahen në këtë qendër, duke ju garantuar të drejtat e tyre sipas të gjitha konventave ndërkombëtare që e rregullojnë këtë fushë.
Ministri Svelça po ashtu theksoi se do të angazhohet në adresimin e nevojave të qendrës, si për stafin që punojnë aty, po ashtu edhe për personat që mbahen.
Në Qendrën e Mbajtjes, qëndrojnë persona nga shtete të ndryshe të botës, që zihen duke qëndruar në Kosovë pa dokumente.