Qeveria paralajmëron se së shpejti do të rikthehet reciprociteti ndaj Serbisë

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka në plan që së shpejti ta vendos reciprocitetin me Serbinë.

Kështu la të kuptohet zëdhënësi i qeverisë në një konferencë për media, Përparim Kryeziu.

Ai tha se reciprociteti nuk është nocion i ri për VV-në, dhe shtetet nuk duhet të ndihen sipas tij të frikësuar nga vendosja e tij.

“Reciprociteti nuk është nocion i ri për VV-në. Është parim themelor në marrëdhëniet mes shteteve. Ne jemi të interesuar për trajtim të barabartë mes shteteve, sepse kjo është detyrë e qeverisë dhe kryeministrit. Askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar apo në siklet nga vendosja e reciprocitetit. Sot jemi në ditën e 22-të të qeverisë, dhe si këto vendime do të ketë edhe në ditët në vazhdim. Kjo është një çështje që vendoset mbi parimet, dhe ekzekutimi është mbi parimet e qeverisë sonë”, tha ai.

Kryeziu tregoi edhe për hapat që do të ndërmarrë qeveria Kurti në këtë aspekt.

“Vendosen parimet, caktohen prioritetet, dhe në bazë të tyre ato vendime apo masa vendosen në një afat kohor”, tha tutje Kryeziu.