Njëra prej tyre ndërroi jetë, mirëpo ka shumë kritika për këtë ndalim të shpërndarjes së vaksinës.
Agjencia e Certifikimit të Barërave dhe Ushqimit (FDA) në SHBA ka vendosur të pauzohet vaksinimi me vaksinën J&J për shkak që 6 gra të vaksinuara patën reagim të keq ndaj vaksinës.
Atyre iu zhvillua një mpiksje e gjakut e rrallë, dhe njëra prej tyre ndërroi jetë. 7,000,000 persona u vaksinuan me këtë vaksinë me një dozë, dhe vetëm 6 patën efekte anësore me mpiksje gjaku.
Kjo do të thotë gjasat që një person të ketë reagim të keq janë 0.00008%, mirëpo FDA e ka parë të arsyeshme të ndalohet vaksinimi me këtë vaksinë.
Urdhri për ndalimin e përdorimit nuk është dhënë, mirëpo FDA po rekomandon fuqishëm që të ndaloi vaksinimi dhe të bëhen testime të mëtutjeshme për vaksinën J&J.
FDA ka deklaruar se lloji i mpiksjes së gjakut që patën këto 6 gra është shumë i rrallë dhe shumë i ndryshëm nga mpiksja normale dhe trajtimi i saj duhet të administrohet gjatë gjithë kohës.
Në shkurt SHBA ka aprovuar përdorimin e vaksinës J&J dhe gjithashtu në mars edhe OBSH ka dhënë miratim për përdorimin e kësaj vaksine.
Në Evropë për momentin në disa shtete është pauzuar përdorimi i vaksinës AstraZeneca-Oxford për shkak të shqetësimeve për mpiksje të gjakut.
Nga 5 milionë të vaksinuar me AstraZeneca, 30 prej tyre kanë pasur mpiksje gjaku, që do të thotë gjasat e shfaqjes së këtij problemi janë pak më të larta me këtë vaksinë me përqindje 0.0006%.