Komenti i Ledianës mori vëmendje në foton e fundit të Mevlanit.
Dy konkurrentët e “Përputhen”, Mevlani dhe Lediana, janë deklaruar se në program janë vetëm për njëri-tjetrin.
Dyshja duket se janë rrugës për t’u bërë çift, andaj shihen bashkë disa herë edhe jashtë programit.
Së fundi, Mevlani publikoi një fotografi, në të cilën u shfaq pranë Ledianës, duke treguar se kanë kaluar kohë së bashku.
Në mbishkrimin e fotografisë, Mevlani shkëputi disa vargje të këngës së tij të re, ku thotë “Kjo dashnia por si zjarri”.
“Ahh për mua ka me t’marrë malli”, ishte komenti i Ledianës sipër fotos.
Megjithatë, i mbetet kohës ta vërtetojë nëse këta të dy konkurrentë po pretendojnë të dalin çift nga emisioni, apo është vetëm lojë e tyre.