Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në Klinë, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar arma Ekol Special me një karikator dhe 13 gëzhoja.
Të dyshuarit i është shqiptuar edhe një tiketë për mos respektimi të masave anti-COVID.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.