Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se flasin vetëm për fëmijët dhe biznes

Kim Kardashian dhe Kanye West janë duke u përkujdesur për fëmijët së bashku, derisa të finalizohet divorci i tyre.

Por, se a janë duke kontaktuar me njëri tjetrin, një gjë e tillë është bërë e ditur nga burimet pranë dyshes, shkruan Mirror.

Për HollywoodLife është treguar se mes çiftit ka mungesë komunikimi, por janë dy gjëra që nuk i lë ata të shkëputen.

Sipas burimeve ata ka periudha të gjata kur nuk flasin, por atëherë kur e bëjnë, tema kryesore janë fëmijët dhe bizneset.

“Kim dhe Kanye po flasin, shumë rrallë. Ka periudha që ata nuk kontaktojnë fare, por Kim gjithmonë u përgjigjet thirrjeve të tij”, thuhet për palët.

Theksojmë se dyshja ndajnë katër fëmijë së bashku, North (7 vjeç), Saint (5), Chicago (3) dhe Psalm (1)