Mjeku infektolog nga Kosova, Salih Ahmeti ka thënë se gjatë muajit të fundit në Kosovë situata nga COVID-19 është paraqitur e rëndë për shkak të rritjes së numrit të infektimeve tek moshat më të reja 40-60 vjeç dhe te gratë shtatzëna.
Sipas mjekut, një nga shkaqet e shtimit të infektimeve është për shkak të virusit britanik që po qarkullon në vend, rezulton se përhapet shumë më shpejt dhe shkakton komplikacione të rënda deri në vdekje edhe tek moshat e reja.
“Varianti britanik po rezulton më i rëndë. Vërejmë se ky virus është më i përhapshëm, qoftë mes familjarëve apo edhe kontakteve të tjera, jep ndërlikime shumë më serioze, me prekje shumë të rënda të mushkërive dhe organeve të tjera duke rrezikuar jetën e të sëmurit. Është vënë re se rrezikon moshat e reja, kemi shumë raste të vdekjeve nga 40-60 vjeç dhe prekje të grace shtatzëna”, shpjegoi mjeku”, ka thënë ai për Euronews Albania.
Teksa i cilësoi masat kufizuese të marra së fundmi në Kosovë si të domosdoshme, mjeku tha se udhëtimi masiv i shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë gjatë fundjavës e rrit rrezikun për përhapje të virusit.