Vazhdon operacioni i policisë në ‘Call Center’’, deri tani mbi 2 milionë euro të konfiskuara

Policia e Kosovës e ka vazhduar operacionin kundër mashtrimit.

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt janë kontrolluar katër lokacione.

Javën e kaluar në operacionin e quajtur “Call Center” janë arrestuar 18 persona. Sipas njoftimit nga organet e rendit deri më tani janë konfiskuar nëntë vetura.

Po ashtu janë konfiskuar 1 milion e 690 mijë e 50 euro para kesh, dhe 697 mijë e 471 e 87 euro në banka.

Rasti është duke u hetuar.

MASHTRIM

Rajoni i Prishtinës-Ferizajt (NN) 31.03.2021 – 11:10. Në lidhje me rastin është raportuar se me 07.04.2021 janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme, ndërsa në total (nga dita e operimit deri më sot) janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar si prova materiale: 9 vetura të ndryshme, 1.690.050.00 € kesh para, dhe 697.471.87 € janë ngrirë nëpër banka. Rasti është duke u hetuar.