IndekSonline gjatë ditës së djeshme ka raportuar për vdekjen e një 7 vjeçari në Lipjan, i cili ishte goditur nga një makinë e cila ishte në lëvizje.
Lidhur me rastin në fjalë, detaje shtesë kanë dhënë sot nga policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Fsh. Rusinoc, Lipjan 07.04.2021 – 16:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Suedisë, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se e ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar (të mitur) duke i shkaktuar lëndime vdekje prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, transmeton IndeksOnline.
Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.