Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, ndërsa u theksua rëndësia e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve dhe u konfirmua gatishmëria për avancim tutje të tyre, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.
Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e miqve është më e rëndësishme se kurrë, me ç’rast u diskutua për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave dhe shkëmbimin e eksperiencave për menaxhim të suksesshëm të pandemisë.
Ndërkaq, presidenti Pahor e ftoi Presidenten Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, gjersa Presidentja Osmani, gjithashtu i bëri ftesë Presidentit Pahor për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.