Blogerja e njohur ekspozoi pasuritë e saj trupore me veshjen e ngushtë të mërkurën.
Kylie Jenner kishte zgjedhur një fustan të gjatë dy ngjyrëshe në një festë të organizuar bashkë me shoqen e saj Stassie.
Nga festa, 23 vjeçarja publikoi fotografi teksa i ka dhënë vëmendje linjave trupore. Kylie dukjen e saj e ka kombinuar me një palë take ngjyrë bezhë duke e kompletuar me makijazh dhe flokët e gjata me ngjyrë të zezë.
“Në botën e saj”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit Jenner.
Ndryshe, këto imazhe të saj vinë pasi motra e saj, Khloe Kardashian u akuzua për përdorim të fotoshopit.