Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann dhe gruaja e tij, Erika Choperena, kanë mirëpritur fëmijën e tretë së bashku.
Çifti u bënë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Alba Griezmann.
Është mjaft interesante pasi të tre fëmijët e futbollistit kanë lindur më 8 prill.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ylli i Barcelonës përmes një postimi të publikuar në Twitter.
“Alba Griezmann, 8 prill 2021”, ka shkruar ai.
Fëmija i parë i Antoine ka lindur më 8 prill të 2016, tjetri fëmijë në 2019 dhe tanimë i treti në 2021.
Çifti ndërkohë janë martuar në vitin 2017 pas pesë vitesh njohje së bashku.
Ata filluan takimet me njëri-tjetrin në 2011, por zyrtarizuan romancën e tyre në 2012.
Erika tani njihet si yll i rrjeteve sociale marrë parasysh që vetëm në Instagram numëron 327 mijë ndjekës.
Ajo ka lindur në Spanjë dhe momentalisht është 31 vjeçe.