Këngëtari kanadez ka dhuruar shumën e madhe.
Këngëtari i R&B, The Weeknd njoftoi se ka dhuruar 1 milion dollarë për etiopianët, shkruan BBC.
Artisti i lindur në Kanada thotë se paratë e tij do të shkojnë për PUN World Food Programme, që ndihmojnë për të paguar dy milionë shujta për rajonin.
Thuhet se janë mbi katër milionë banorë që kanë nevojë për ndihmë.
Në deklaratën ku njoftoi për dhurimin e donacionit, The Weeknd tha se ndihet i trishtuar kur sheh civilë të pafajshëm që vdesin pa faj.
Këngëtari ka një numër të madh këngësh e albumesh, projektet më të suksesshme të tij janë “Can’t Feel My Face”, “I Feel It Coming”, “Call Out My Name”.
Albumi i tij i fundit “After Hours” është albumi i katërt me shitjen më të madhe në Shtetet e Bashkuara.