Khloe Kardashian i është publikuar një fotografi e paedituar.
Ekipi i Kardashian po punon shumë për të hequr të gjitha gjurmët e një fotoje ‘të paautorizuar’ të Khloe Kardashian që u shfaq në rrjete sociale gjatë fundjavës.
Imazhi në fjalë tregon Khloe, 36 vjeçe, duke qëndruar pranë një pishine të veshur me një bikini me print leopardi.
Themeluesja e “Good American” shfaqet pa filtra dhe jo aq e përsosur sa duket në xhirimet e kampanjës për markën e saj.
Menjëherë pasi doli në rrjete të ndryshme në internet, anëtarët e ekipit të PR të Kardashian raportuan postimet si shkelje të së drejtës së autorit, për shkak të fotografisë që u postua pa leje.
Në imazhin e saj, nëna e një fëmije kishte lidhur flokët dhe po mbante telefonin në duar, teksa po buzëqeshte.
Imazhi duket se është shkrepur në kompleksin e Kris Jenner në La Quinta, Kaliforni, ku klani Kardashian-Jenner e kaluan fundjavën e Pashkëve.
Khloe duket shumë ndryshe në atë imazh, krahasuar me imazhet që i poston në Instagram.