Aktori i “Friday Night Dinner“, Paul Ritter, ka vdekur në moshën 54 vjeçare nga tumori në tru.
Artisti, i cili gjithashtu luajti në “Harry Potter” dhe “The Half-Blood Prince”, në “Chernobyl” dhe filmin e James Bond “Quantum of Solace”, vdiq në shtëpi përkrah familjes së tij.
“Me shumë dhimbje mund të konfirmojmë që Paul Ritter vdiq natën e kaluar në shtëpi pranë gruas së tij Polly dhe djemve Frank dhe Noah”, ka thënë agjenti i tij.
“Ai ishte 54 vjeçar dhe kishte vuajtur nga një tumor në tru”.
“Paul ishte një aktor jashtëzakonisht i talentuar duke luajtur një larmi rolesh në skenë dhe ekran me një aftësi të jashtëzakonshme. Ai ishte shumë intelegjent, i mirë dhe shumë qesharak. Do të na mungojë shumë”, vazhdon më tej ai.
Në një intervistë të dhënë më parë për Radio Times, Paul theksoi: “Gjithmonë merreni seriozisht punën, por jo edhe veten tuaj. Kjo është ajo që unë përpiqem të bëj”.
Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy djemtë: Frank dhe Noah