Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka thënë se janë duke punuar për të siguruar kontingjentin e radhës.
Këto komente e para e shtetit i bëri gjatë një vizite të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë, ku u njoftuan nga afër lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi.
Ajo tha se është shumë e rëndësishme që të respektohen masat kundër pandemisë, teksa inkurajoi qytetarët që të marrin vaksinën pa asnjë hezitim.
“Jemi duke punuar bashkë me qeverinë dhe në veçanti Ministria e Shëndetësisë, që të vijnë edhe kontingjentet e ardhshme të vaksinave”, u shpreh ajo.