Prej nesër deri më 18 prill nuk ka lokale të hapura e as qendra tregtare

Duke filluar nga ora 15:00 Qeveria e Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e radhës, ku do të vendoset për masat e reja antiCOVID.

Lajmi.net mëson se ndër masat të cilat do të vendosen sot është që nuk do të ketë lokale të hapura dhe as nuk do të ketë funksionim të qendrave tregtare duke filluar nga data 06 prill deri më 18 prill.

Poashtu duke filluar nga ora 22:00 deri në ora 05:00 ndalohet qarkullimi i qytetarëve.

“Ndalohet aktiviteti në hapësira të mbyllura të fitneseve dhe palestrave”, thuhet në propozimet e paraqitura tashmë tek kryeministri Kurti nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu u theksua se në hotele dhe akomodime të ngjashme. Shërbimi i pijeve dhe ushqimeve lejohet vetëm në dhoma.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, apo “dërgesë me porosi”