Njoftim i rëndësishëm për studentët nga QS

Qendra e Studentëve në Prishtinë njofton studentët banues se të gjitha aktivitetetet në konvikte dhe mensën e studentëve janë pezulluar.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Njofim
Njoftohen të gjithë studentët banues të konvikteve dhe studentët të cilët ushqehen në mensën e studentëve se në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të dates, 05.04.2021 për marrjen e masave të reja anticovid pika 18 e këtij vendimi obligohemi të pezullojmë të gjitha aktivitetetet në konvikte dhe mensën e studentëve duke filluar nga data, 06 prill 2021 deri më datën, 18 prill 2021.
Për çdo vendim tjetër ju njoftojmë me kohë!