Miratohen masat e reja: Orë policore e 11 ditë mbyllje

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja antiCovid-19.

Me të njëjtat masa është vendosur kufizim i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Gjithashtu, institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 7 deri më 18 prill.

Sipas njoftimit, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Ndërsa bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

-Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Ndër masat është edhe pezullimi i konvikteve dhe menzave të cilat pezullojnë aktivitetin e tyre nga 6 deri më 18 prill 2021.